Me gol dhe penallti të anuluara, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Me gol dhe penallti të anuluara, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Ka përfunduar gjithçka sa i përket ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Izraelit, ku ky i fundit arrin të arkëtojë pikët e plota nga kjo përballje.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria ka pësuar humbje si vendase me rezultat 2:1 nga Izraeli, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli i Chelseat, Armando Broja, i cili shënon në minutën e 45+1’ shtesë për 1:0.


Ndërkaq, heroi i izraelitëve ishte Manor Solomon me dy golat e tij, i cili fillimisht barazon rezultatin në minutën e 57’, kurse i siguron fitoren kombëtares së tij në minutën e 73’.

Në anën tjetër, “kuqezinjëve” iu mohua sot një penallti në minutën e 23’ dhe goli në minutën e 76’ nga VAR-i.

Me pikët e reja, Izraeli ngjitet në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B në kuotën e 4 pikëve, tre sosh më shumë se Shqipëria që zë vendin e tretë me vetëm një pikë.

Rezultati i ndeshjes është 2:1 në favor të Izraelit.

Lexo edhe

Video