Me dy avionë ushtarakë nesër do të transportohen trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Me dy avionë ushtarakë nesër do të transportohen trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Trupat e pajetë të 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën “Struma” nesër në mëngjes do të barten nga Bullgaria për në Maqedoninë e Veriut me dy avionë transportues ushtarak. Kështu ka thënë sot ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.


“Pala bullgare do të sigurojë dy avionë transportues ushtarakë që do të transportojnë trupat e viktimave nesër në mëngjes”, tha Angelov.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi më 23 nëntor në rrugën “Struma”, afër qytetit të Pernikut, kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa shtatë janë lënduar, shkruan Alsat.

Lexo edhe

Video