Me ardhjen e Xhakës Mourinho e ndryshon edhe formacionin te Roma

Me ardhjen e Xhakës Mourinho e ndryshon edhe formacionin te Roma

Mattias Vina dhe Granit Xhaka janë shumë afër kalimit te Roma dhe me ardhjen e tyre pritet të ndryshojë edhe rreshtimi në fushë i kësaj skuadrës nën urdhrat e trajnerit të ri Jose Mourinho.

Për Vinan Roma do të paguajë 11 milionë euro, ndërsa për Granit Xhakën marrëveshja ende nuk është mbyllur por që sipas lajmeve të fundit shumë pak detaje kanë mbetur deri në zyrtarizimin e kësaj blerje për të cilën skuadra italiane do të paguajë 18 milionë euro, përcjellë KosovaPress.


Sipas “Calciomercato.com”, Mourinho do të luajë me formacionin 4-2-3-1 kur Xhaka do të ishte partner i Veretour, ndërsa treshja Zaniolo, Pellegrini dhe Mikhitaryan do të jenë në mbështjetje të sulmuesit që mund te jetë Dzeko, Mayoral ose ndonjë blerje e re.

Vina do të zëvendësojë Leonardo Spinazzolan i cili u lëndua në Euro 2020 dhe do të mungojë deri në gjashtë muaj.

Lexo edhe

Video

error: