Më 6 korrik seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, pritet të dëshmojnë edhe figura politike

Më 6 korrik seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, pritet të dëshmojnë edhe figura politike

Më 6 korrik është caktuar seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, avokati Musa Damati që në këtë rast mbron të akuzuarën Silvana Arsoviq.

Sipas tij në këtë seancë shqyrtuese pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rëndë politike.

“Me datën 6 korrik 2021 në ora 09:30 në Departamentin Special të Gjykatës themelore te Prishtinës është caktuar që të fillojë seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Në këtë shqyrtim gjyqësor pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rëndë politike”, ka thënë Damati për KosovaPress.


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të cilët ngarkohen me veprat penale , pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i fshehtësisë zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me prova.

Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara lokaleve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Lexo edhe

Video