Më 4 e 5 mars turneu “Adem Jashari” në futsall

Më 4 e 5 mars turneu “Adem Jashari” në futsall

Federata e Futbollit e Kosovës edhe sivjet do të organizojë turneun tradicional në futsall “Adem Jashari”.

Komisioni për futsall thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e edicionit të 11-të të këtij turneu, i cili do të mbahet më 4 dhe 5 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.


Pjesëmarrës të turneut të sivjetmë do të jenë Liburni si kampion i Kosovës në fuqi, Prishtina 01 si fituese e Kupës së Kosovës, Shkupi dhe Ulqini.

Shorti për ndeshjet gjysmëfinale do të tërhiqet para hapjes solemne të këtij turneu, derisa ndeshjet do të zhvillohen prej orës 18:00 dhe prej orës 20:00.

Vitin e kaluar trofeun e këtij turneu e fitoi Mabetex Prishtina.

Lexo edhe

Video

error: