Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike

Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike

Më 22 shtator do të rifilloj puna në ambulancat specialistike. Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Në njoftim ShSKUK thotë se rifillimi i ambulancave specialistike po bëhet pas rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.


“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike ,  për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19”, ka njoftuar ShSKUK.

Ndërkohë që sot janë liruar edhe hapësirat e klinikave interne.

“Poashtu,  nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat  e klinikave interne janë liruar,  më nuk ka pacientë me COVID-19. Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.