Më 16 maj promovohet libri “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit

Më 16 maj promovohet libri “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” më 16 maj do të mbajë promovimin e romanit “Eskadronët e vdekjes – kronikë e një kasaphane” i autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me gjenocidin në Kosovë.

Promovimi bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.


Romani është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar me rastin e shënimit të Ditës së Gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021.  

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, promovimi i kësaj vepre po bëhet tash në vende të ndryshme. Promovimi i këtij libri më herët është bërë në Zvicër, në mars të këtij viti.

Lexo edhe

Video