Më 15 qershor lansohet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu

Më 15 qershor lansohet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu

Dokumentari kushtuar 10-vjetorit të ikjes nga jeta të aktorit Bekim Fehmiu do të lansohet me 15 qershor, në ditën e largimit të aktorit nga kjo botë.

Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu”, në një konferencë për media, tha se  procesi i realizimit të këtij dokumentari ka filluar në vitin 2016, por për shkak të mungesës së fondeve nuk është përfunduar deri tash.

Skenaristi i dokumentarit, njëherësh gazetari Fahri Musliu, tha se dokumentari do të jetë i metrazhit të gjatë.


Musliu u shpreh i zhgënjyer për faktin se Qendra kinematografike e Kosovës i ka mbështetur katër projekte të huaja, por jo edhe projektin për aktorin e njohur Bekim Fehmiu.

Ndërsa, regjisori i dokumentarit ‘Bekim Fehmiu’, Valmir Derteni, tha se për realizimin e këtij dokumentari ka ndihmuar Qendra kinematografike e Shqipërisë.

Ai u shpreh krenar për realizimin e këtij dokumentari, që sipas tij Bekim Fehmiu e meriton plotësisht t’i kushtohet një punë të tillë.

Lexo edhe

Video

error: