Më 13 tetor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Më 13 tetor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 tetor  do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.


Sipas njoftimit, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Video