Më 12 prill Kuvendi debaton për politikën e jashtme

Debati parlamentar për politikë të jashtme do të mbahet të martën e 12 prillit. Kështu ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.


Po ashtu këtë të enjte, pra më 7 prill do të mbahet seancë plenare.

“Ju njoftojë se seanca e radhës së Kuvendit mbahet me 7 prill, ditën e enjte me agjendën si vijon. Përveç pikave të zakonshme dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare shqyrtimi i parë për plotësimi ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pastaj shqyrtimi i parë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për procedurën përmbarimore. Gjithashtu formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar. Pikë tjetër është shqyrtimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin ligjit për zyrtarët publikë. Shtesë kësaj është caktuar që debati parlamentar për politikën e jashtme të mbahet të martën më 12 prill me fillim në ora 13:00. Arsyeja e orës 13:00 është se dita e marte është ditë e komisioneve funksionale”, tha ajo. 

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.