"Mbyllja e Postës së Serbisë në veri ndërlidhet me zgjedhjet", reagimi i aleatëve konsiderohet shqetësues
Lexohet për: 2 min.
posttta
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Veprime populiste dhe për shkaqe elektorale po konsiderohet mbyllja e nëntë pikave të Postës së Serbisë në veri. Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njohësve të procesit të dialogut, veprimet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurti rrezikojnë seriozisht raportet me aleatët, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër, në Qeverinë e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për reagimin e BE-së dhe ShBA-së, të cilët mbylljen e pikave të postës serbe në veri e kualifikuan si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për KosovaPress se qeveria po tenton që përmes veriut të mbulojë dështimet në katër vjet qeverisje.

Megjithëse deklaron se pikat e postës serbe në veri duhet të mbyllen, por shton se i njëjti duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, thekson se këto veprime të qeverisë në veri mund të rrezikojnë që masat ndëshkuese të BE-së të qëndrojnë, madje edhe të ashpërsohen.

Ndërkaq, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se veprimet në veri po i shërbejnë vetëm partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje për vota në zgjedhjet nacionale.

Sadiku kërkon që veprimet e ardhshme në veri të koordinohen me aleatët, në mënyrë, siç thekson mos të ketë tensionim të situatës në veri.

Policia e Kosovës të hënën ka mbyllur nëntë degë të Postës së Serbisë në komunat veriore të Kosovës, që kishin vepruar ilegalisht. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Pas këtyre zhvillimeve reagoi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët e konsideruan si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

https://kosovapress.com/aksioni-i-policise-ne-veri-mbyllen-kaq-objekte-postare-pa-licence

https://kosovapress.com/stano-per-mbylljen-e-degeve-te-postes-se-serbise-ne-veri-kjo-con-ne-pershkallezim-te-metejme

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024