Mbyllja e degëve të Postës në veri, Rohde: Rrrezikon që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet në “inbox”
Lexohet për: 2 min.
Jorn Rohde (4)
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka reaguar ndaj mbylljes së nëntë objekteve ku vepronte Posta e Serbisë në veri të Kosovës.

Ambasarori Jorn Rohde tha se hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet në “inbox”.

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por - edhe më keq - rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet në ‘inbox’. BE-ja lulëzon duke marrë me vete të gjithë anëtarët dhe komunitetet e tyre dhe ne kemi nevojë për të njëjtën qasje në nivel kombëtar”, ka shkruar ambasadori Jorn Rohde në X.

Edhe qeveria amerikane ka shprehur zhgënjimin nga “veprimet e njëanshme, të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj degëve të postës serbe në veri të Kosovës”.

https://kosovapress.com/shba-e-zhgenjyer-me-vendimin-e-kosoves-per-mbylljen-e-degeve-te-postes-se-serbise-ne-veri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025