Mbyllet pjesa e parë, United po e përjeton terrorin nga Brentfordi – video

Mbyllet pjesa e parë, United po e përjeton terrorin nga Brentfordi – video

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Brentfordit dhe asaj të Manchester United, ku ky i fundit po shkatërrohet nga nikoqirët.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Brentford Community” janë shënuar plot katër gola, ku Brentfordi po udhëheq me shifrat 4:0, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Dasilva ai i cili e zhbllokoi rezultatin, duke kaluar Brentfordin në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’, kurse Jansen e thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 18’.

Brentfordi nuk u ndal me kaq, pasi që e gjeti golin e tretë përmes Ben Mee në minutën e 30’, kurse shënoi golin e fundit në këtë pjesë të parë përmes Mbeumo, i cili shënon për 4:0 në minutën e 35’.

Rezultati momental i ndeshjes është 4:0.

Golat i gjeni më poshtë.

Dasilva 1:0


Jansen 2:0

Mee 3:0

Mbuemo 4:0

Lexo edhe

Video