Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh të thellë kundër Anglisë

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh të thellë kundër Anglisë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Shqipërisë, ku pas 45’ minutave lojë “Kuq e Zinjtë” gjejnë vetën në disavantazh prej pesë golave.

Fillimisht, ishte mbrojtësi i Manchester United Harry Maguire ai i cili e zhbllokoi rezultatin në “Wembley”, duke e kaluar Anglinë në epërsi në minutën e 9’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.


Golin e dytë “Tre Luanët” e gjetën përmes sulmuesit Harry Kane, i cili shënon për 2:0 në minutën e 18’. Saktësisht 10 minuta më vonë, mesfushori Jordan Henderson arrin të shënoj golin e tretë për Anglinë, kurse në minutën e 33’ Harry Kane shënon përsëri për 4:0.

Golin e pestë dhe të fundit në këtë pjesë të parë për Anglinë e shënoi përsëri sulmuesi Harry Kane, i cili kompleton hat-trickun e tij në minutën e 45’+2 shtesë.

Rezultati përfundimtar i pjesës së parë mes Anglisë e Shqipërisë është 5:0 në favor të vendasve.

Lexo edhe

Video

error: