Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Manchester United e Aston Villa

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Manchester United e Aston Villa

Ende nuk ka zhbllokim të rezultatit në stadiumin “Old Trafford”.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Manchester United dhe Aston Villa, ku pas 45’ minutave lojë ende nuk është gjetur goli nga asnjëra skuadër, përcjell KosovaPress.


Deri tani, paraqitje më të mirë është duke treguar skuadra e Manchester United, ku ka posedimin e topit 60%, krahas 40% të Aston Villas, dhe shanse për gola më shumë, ku ka regjistruar 15 sosh, ndërsa Aston Villa vetëm katër.

Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0.

Lexo edhe

Video