Mbyllet pjesa e parë me barazim mes Ballkanit e Zalgiris

Mbyllet pjesa e parë me barazim mes Ballkanit e Zalgiris

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Zalgiris, e vlefshme kjo për fazën e parë kualifikuese drejt Ligës së Kampionëve.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani është duke barazuar 1:1 me Zalgiris, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, ishte kampioni i Superligës së Kosovës ai i cili e gjeti golin i pari përmes mesfushorit, Nazmi Gripshi, i cili kalon Ballkanin në epërsi në minutën e 15’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e barazimit për Zalgiris e shënoi mesfushori Oliver Buff në minutën e 25’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë është 1:1.

Lexo edhe

Video