Mbyllet pjesa e parë, Manchester City në epërsi të thellë kundër Arsenalit

Mbyllet pjesa e parë, Manchester City në epërsi të thellë kundër Arsenalit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ku pas 45’ minutave kampioni i Premier Ligës angleze ka shënuar tre gola në stadiumin “Etihad”.

Fillimisht, ishte mesfushori Ilkay Gundogan i cili e zhbllokoi rezultatin duke shënuar gol në minutën e 7’, kurse pesë minuta më vonë, Torres shënon për 2:0, përcjell KosovaPress.

Golin e fundit në pjesën e parë e shënoi sulmuesi Gabriel Jesus, i cili në minutën e 43’ nga një asistim i Grealish thellon epërsinë në 3:0.


Problemet nuk u ndalën për skuadrën e Arsenalit, ku kapiteni dhe mesfushori kosovar Granit Xhaka pas një ndërhyrje të rrezikshme ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 35’.

Rezultati i pjesës së parë është 3:0 në favor të Manchester Cityt.

Golin e Gabriel Jesus e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video

error: