Mbyllet pjesa e parë, Liverpooli në disavantazh kundër Fulhamit

Mbyllet pjesa e parë, Liverpooli në disavantazh kundër Fulhamit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Fulhamit dhe Liverpoolit, ku nikoqirët hynë drejt zhveshtores në epërsi prej një goli.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Craven Cottage” është shënuar vetëm një gol, ku Fulhami gjen vetën në epërsi prej 1:0 kundër Liverpoolit, përcjell KosovaPress.


Golin e zhbllokimit të rezultatit, të epërsisë për Fulhamin dhe të vetmin në këtë pjesë të parë e shënoi sulmuesi serb, Aleksandar Mitrovic, në minutën e 32’ të ndeshjes.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1:0 në favor të Fulhamit.

Lexo edhe

Video