Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi solide kundër Qipros

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi solide kundër Qipros

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros, ku vendasit hyjnë drejt zhveshtores në epërsi prej dy golave.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e gjen vetën në epërsi prej 2:0 kundër Qipros, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Florent Muslija, i cili kalon “Dardanët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 22’.

Ndërkaq, golin e fundit të kësaj pjese të parë, dhe të dytin për Kosovën e shënoi mbrojtësi Donat Rrudhani, i cili në minutën e 45+1’ shënon për 2:0.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 2:0 në favor të Kosovës.

Lexo edhe

Video