Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi kundër Irlandës së Veriut

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi kundër Irlandës së Veriut

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës së Veriut, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Pas 45’ minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova hyn drejt zhveshtores në epërsi prej 2:1 kundër Irlandës së Veriut, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Vedat Muriqi ai i cili e zhbllokoi epërsinë i pari, ku shënon në minutën e 9’ nga pika e bardhë për ta kaluar Kosovën në epërsi prej 1:0.


Golin e dytë për “Dardanët” e shënoi anësori i sulmit, Zymer Bytyqi, i cili pas një super aksioni shënon në minutën e 20’ për 2:0.

Kur shihej se pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat, Shayne Lavery arrin ta shënojë golin e parë për irlandezët, duke e ngushtuar epërsinë në 2:1 në minutën e 45’ të ndeshjes.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 2:1 në favor të Kosovës.

Lexo edhe

Video