Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati në finalen e Kupës së Kosovës

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati në finalen e Kupës së Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë e super derbit mes Dritës dhe Llapit, ku të dy skuadrat kanë arritur ta gjejnë golin.

Pas 45’ minutave të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita dhe Llapi hyjnë drejt zhveshtores duke barazuar me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Franciso Rivera ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon Llapin në epërsi prej 1:0 në minutën e 6’ të ndeshjes.


Ndërkaq, golin e barazimit për skuadrën e Ardian Nuhiut e shënoi Hamdi Namani, i cili me kokë shënon në minutën e 37’ për 1:1.

Po ashtu, gjatë kësaj pjese të parë edhe gjyqtari kishte punë, ku ndëshkoi me të verdhë Muharrem Jasharin e Dritës në minutën e 28’, Kushtrim Shabanin e Llapit në minutën e 34’.

Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 1:1.

Lexo edhe

Video