Ka përfunduar pjesa e parë në derbin që po zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” mes Manchester United dhe Arsenal.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluar, rezultati qëndron i barabartë 1:1, pas golave të Emile Smith-Rowe dhe të Bruno Fernandes, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, ishte mesfushori i Arsenalit Smith-Rowe ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku përmes një goli të bukur të shënuar në minutën e 13’ kalon “Topçinjtë” në epërsi prej 1:0.
Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt përfundimit, mesfushori i Manchester United Bruno Fernandes barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 44’ të ndeshjes.
Pjesa e parë mes Manchester United e Arsenal përfundon me rezultat të barabartë 1:1.