Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Trepçës e Yllit

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Trepçës e Yllit

Kanë përfunduar dy çerekët e pjesës së parë të takimit mes klubit të basketbollit Trepça dhe Golden Eagle Yllit, ku deri tani kishim paraqitje tejet të bukur në parket nga të dy klubet.

Pas 24’ minutave lojë të zhvilluara në palestrën “Minatori”, Ylli gjendet në avantazh me epërsi të thellë 39:18 kundër Trepçës, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, çerekun e parë e nisi më mirë klubi nga Suhareka, ku krijon epërsi prej 16 pikësh, respektivisht, 22:6, ndërsa të njëjtin hov e vazhdoi edhe në çerekun e dytë, të cilin e mbylli me shifrat 17:12.

Më i miri i ndeshjes deri tani ishte Mikaile Tmusic i Yllit me gjashtë pikë dhe pesë kërcime, ndërsa te Trepça më i dalluari ishte  Andrew Gordon me gjashtë pikë e tre asistime.

Lexo edhe

Video