Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Southamptonit e Liverpoolit

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Southamptonit e Liverpoolit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Southamptonit dhe gjigantit anglez Liverpool, ku të dy skuadrat hynë drejt zhveshtores me nga një gol të shënuar.

Pas 45’ minutave të zhvilluara në stadiumin “St. Mary”, Liverpooli është duke barazuar si mysafirë me rezultat 1:1 me Southamptonin, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Nathan Redmond, i cili kaloi Southamptonin në epërsi rpej 1:0 në minutën e 13’ të ndeshjes.

Golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi Takumi Minamino, i cili në minutën e 27’ barazon shifrat në 1:1.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.

Lexo edhe

Video