Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupit dhe skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “National Arena Toshe Proeski”, Shkupi po udhëheq me rezultat solid 2:0, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Mamadou Danfa, i cili kalon Shkupin në epërsi prej 1:0 në minutën e 11’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e dytë për Shkupin e shënoi Sunday Adetunji në minutën e 29’ të ndeshjes.