Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Lirisë e Vushtrrisë

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Lirisë e Vushtrrisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Lirisë dhe Vushtrrisë, ku prizrenasit hynë drejt zhveshtores në epërsi prej një goli.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 qershori” në Klinë, skuadra e Lirisë gjendet në epërsi prej 1:0 kundër Vushtrrisë, përcjell KosovaPress.


Skuadra e Lirisë e filloi më mirë ndeshjen e sotme ku arriti ta gjente golin e para në ndeshje qysh në minutën e 2’ përmes Altin Aliut, por që goli i tij pas rishikimit me VAR u anulua.

Ndërkaq, kur shihej se pjesa e parë ishte drejt përfundimit pa gola, gjyqtari akordon penallti në favor të Lirisë, të cilën e konkretizon me gol Liridon Fetahaj në minutën e 45’+4’ shtesë.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Lirisë.

Lexo edhe

Video