Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Interit e Veronas

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Interit e Veronas

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në të cilin po zhvillohet përballja mes Interit e Veronas.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni italian Inter gjendet në epërsi prej 2:0 kundër Veronas, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, ishte mesfushori Nicolo Barella ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, ku shënon në minutën e 22’ për 1:0.

Golin e dytë për Interin, dhe të fundit të kësaj pjese të parë e shënoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili shënon në minutën e 30’ të ndeshjes për 2:0.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 2:0 në favor të Interit.

Lexo edhe

Video