Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Chelseat e Liverpool
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Stamford Bridge” mes Chelseat dhe Liverpoolit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, të dy skuadrat hynë drejt zhveshtoreve me nga dy gola të pranuara, respektivisht rezultati qëndron i barabartë 2:2, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Liverpooli ai i cili e nisi më mirë këtë pjesë të parë, ku e gjeti golin e epërsisë në minutën e 9’ përmes Sadio Manes.

Ndërkaq, epërsinë në 2:0 për “Të Kuqtë” e dyfishoi ylli egjiptian Mohamed Salah në minutën e 26 të ndeshjes.

Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt përfundimit, mesfushori i Chelseat Mateo Kovacic shënon gol në minutën e 42’ për ta ngushtuar epërsinë e Liverpoolit në 2:1, kurse tre minuta më vonë, sulmuesi anësorë Christian Pulisic shënon në minutën e 45’+1 shtesë për ta barazuar rezultatin në 2:2 për ChelseaN.

Rezultati i pjesës së parë është 2:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024