Ka përfunduar pjesa e parë në të dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Gjilanit gjendet në avantazh prej 2:0 si mysafire e Ulpianës, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, krahas takimit mes Ulpianës e Gjilanit është duke u zhvilluar edhe ndeshja mes kampionit aktual Prishtinës dhe skuadrës së Dukagjinit, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.
Rezultatet e pjesëve të para të dy ndeshjeve në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Ulpiana 0:2 Gjilani
Prishtina 0:0 Dukagjini