Përballja tejet interesante mes Kombëtares së Marokut dhe asaj të Spanjë gjendet në vazhdime, ku tani ka përfunduar 15-minutëshi i parë.
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në përballjen mes Marokut dhe Spanjës, ku ende nuk është gjetur goli, raporton KosovaPress.
Të dy kombëtaret kishin raste tejet të mira për ta gjetur goli, por që në fund portierët ishin në nivelin e tyre më të mirë.
Nëse nuk përcaktohet fituesi në pjesën e dytë të këtyre vazhdimeve, kjo ndeshje vazhdon drejt penalltive.
Rezultati momental është i barabartë 0:0.