Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, lideri i tabelës Ballkani gjendet në epërsi prej 1:0 kundër Llapit, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, në takimin mes Dritës e Drenicës ende nuk është zhbllokuar rezultati, ku qëndron i barabartë 0:0.
Pa gola ka përfunduar edhe pjesa e parë mes skuadrës së Feronikelit dhe asaj të Malishevës.
Rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
Drita 0:0 Drenica
Feronikeli 0:0 Malisheva
KF Llapi 0:1 Ballkani