Mbyllet pjesa e parë, Arsenali në epërsi minimale kundër Crystal Palace

Mbyllet pjesa e parë, Arsenali në epërsi minimale kundër Crystal Palace

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë të sezonit 2022/23 të Premier Ligës angleze, ku Arsenali hynë drejt zhveshtores në epërsi minimale kundër Crystal Palace.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Selhurst Park”, skuadra e Arsenalit gjendet në epërsi prej 1:0 si mysafire kundër Crystal Palace, përcjell KosovaPress.


Ishte ylli brazilian, Gabriel Martinelli ai i cili e zhbllokoi rezultatin në ndeshje, ku shënon në minutën e 20’ për të kaluar skuadrën e Mikel Artetas në epërsi.

Po ashtu, goli i Martinellit është edhe goli i parë i sezonit të ri 2022/23 të Premier Ligës angleze.

Pjesa e parë mbyllet me avantazh 1:0 të Arsenalit.

Lexo edhe

Video