Mbyllet pjesa e parë, Arsenali e City në epërsi

Mbyllet pjesa e parë, Arsenali e City në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të xhiros së dytë të Premier Ligës angleze.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara kemi disa rezultate tejet interesante, ku Arsenali po avancon 2:0 kundër Leicester Cityt, ndërsa Manchester City gjendet në avantazh prej 3:0 kundër Bournemouthit.

Krahas këtyre dy ndeshjeve, po zhvillohet edhe përballja mes Brightonit dhe Newcastle United, ku të dy skuadrat hynë drejt zhveshtoreve pa e gjetur golin.

Po ashtu, edhe Wolverhampton e Fulham kanë dështuar që ta gjejnë golin gjatë pjesës së parë.

Rezultatet e pjesëve të para të pesë ndeshjeve që po zhvillohen në Premier Ligë i gjeni më poshtë.


Arsenal 2:0 Leicester

Brighton 0:0 Newcastle

Manchester City 3:0 Bournemouth

Southampton 0:0 Leeds United

Wolverhampton 0:0 Fulham

Lexo edhe

Video