Mbyllet përkohësisht aplikimi për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, shkak buxheti

Mbyllet përkohësisht aplikimi për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, shkak buxheti

Është mbyllur përkohësisht për aplikim thirrja publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Ministria e Ekonomisë në një komunikatë për media ka bërë të ditur se Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.

“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet  e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në njoftim.


Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në kuadër të thirrjes publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët numri total i aplikuesve për fazën e parë është:

Numri total i aplikuesve 5mijë e 992,  ndërkaq shifra e arritur nga aplikimet është mbi 6 milionë euro.

“Pompë termike 1313 aplikues, invertar 2656 aplikues, kallda me biomasë 816 aplikues dhe stufa me biomasë 1207 aplikues. Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës sociale është 275. Bëhet e ditur se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218. Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video