Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit Man.City-Chelsea

Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit Man.City-Chelsea

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, e vlefshme për xhiron e 22-të të Premierligës.

Një ndeshje me jo shumë raste të mira për shënim nga të dy skuadrat u zhvillua në 45 minutat e para dhe si rrjedhojë edhe nuk u shënua asnjë gol, transmeton KosovaPress.


Nga radhët e “Bluve” Alonso dhe Kovacic u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërsa sa i përket posedimit City ishte skuadër më e mirë me 67 përqind, kundrejt 33 përqind të Chelseat.

City është lider i tabelës me 53 pikë, kurse Chelsea i dyti me 43.

Lexo edhe

Video