Mbyllet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza”

Mbyllet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza”

Sot dhe nesër do të mbyllet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se mbyllja e këtij segmenti do të bëhet për shkak të asfaltimit.

Saktësisht, segmenti që do të mbyllet është nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati. Mbyllja do të jetë nga ora 08:00 deri në ora 18:00.


Gjatë këtyre dy ditëve do të asfaltohet shtresa e parë e këtij segmenti që ka mbetur pa asfaltuar përkundër se punimet në këtë rrugë kanë nisur prej një viti.

Sipas premtimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, deri në fillim të muajit maj, në bazë të një plani dinamik, rruga “Muharrrem Fejza”, do të jetë e kompletuar.

Banorët e kësaj rruge kanë protestuar dhe ngritur zërin për vështirësitë që kanë për shkak të ritmeve të ngadalta të punimeve.

Lexo edhe

Video