Mbyllet një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”

Mbyllet një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për nevoja të Operatorit te Sistemit ,Transmisionit dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë korridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyçja Prizren Veri – kyçja Suharekë.

Mbyllja e segmentit të Autostradës Kyçja Prizren Veri – Kyçja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim:


Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe

Datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00.

Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore.
MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Lexo edhe

error: