Mbyllet ndeshja në “Anfield Road”, Liverpooli shkatërron Manchester United

Mbyllet ndeshja në “Anfield Road”, Liverpooli shkatërron Manchester United

Ka përfunduar çdo gjë në stadiumin “Anfield Road” ku nikoqirët kanë siguruar pikët e plota.

Gjiganti anglez Liverpool ka shënuar sot fitore tejet të rëndësishme drejt garës për titull në Premier Ligë, ku e ka shkatërruar me rezultat 4:0 skuadrën e Manchester United, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Luis Diaz, i cili shënon në minutën e 5’ për 1:0, kurse epërsinë e Liverpoolit në 2:0 e thelloi ylli egjiptian Mohamed Salah në minutën e 22’ të ndeshjes.


“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp nuk u ndalën me kaq, ku gjetën edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes.

Sulmuesi Sadio Mane arriti të shënoj në minutën e 68’ për ta thelluar epërsinë e Liverpoolit në 3:0, kurse golin e fundit të ndeshjes dhe të dytin personal e shënoi Salah në minutën e 85’.

Me këtë fitore, Liverpooli rrëzon Manchester Cityn nga pozita e parë në tabelë, ku tani gjendet në kuotën e 76 pikëve, krahas kundërshtarit të sotëm, Manchester United, i cili zë vendin e gjashtë në tabelë me vetëm 54 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 4:0 në favor të Liverpoolit.

Lexo edhe

Video