Përfundon koha e rregullt, Klaskvik e Ballkani drejt vazhdimeve

Përfundon koha e rregullt, Klaskvik e Ballkani drejt vazhdimeve

Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes mes skuadrës së Klaskvik dhe asaj të Ballkanit, ku tani do të nevojiten vazhdimet për të përcaktuar skuadrën e cila siguron biletën drejt play-offit të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Torsvollur” u shënuan tre gola, ku skuadra e Klaskvik shënon fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Ballkanit.


Golat për vendasit i shënuan Mikkelsen në minutën e 56’ dhe Da Silva në minutën e 89’, kurse golin e vetëm te Ballkani e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 83’ të ndeshjes.

Duke marrë parasysh se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me shifrat 3:2 në favor të Ballkanit, ndërsa ndeshja e sotme me rezultat 2:1 në favor të Klaskvik, atëherë do të nevojiten vazhdimet për të përcaktuar se cila skuadër do të vazhdojë tutje në këtë garë.

Në rast se as vazhdimet nuk prodhojnë fitues, atëherë ndeshja vazhdon drejt penalltive.

Lexo edhe

Video