Mbyllet gara, pikturat e nxënësve me temë kundër trafikimit me njerëz në ekspozitë

Mbyllet gara, pikturat e nxënësve me temë kundër trafikimit me njerëz në ekspozitë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka organizuar sot ceremoninë përmbyllëse të garës nacionale për pikturën më të mirë në nivel të arsimit të mesëm të ulët me temë kundër trafikimit me njerëz.

Me këtë rast në objektin e MAShT është hapur edhe ekspozita me punime të nxënësve që kanë marrë pjesë në këtë garë dhe do të jetë e hapur për një muaj.


Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se përmes kësaj ekspozite përveç që po promovohet talenti i fëmijëve po jepet edhe një mesazh shumë i rëndësishëm kundër trafikimit me njerëz.

Naim Muja, nga Ministria e Punëve të Brendshme, tha se fitues janë të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë garë, teksa tha se si institucione po i bashkërendojnë aktivitetet në parandalimin e trafikimit me njerëz.

Ndërsa, Fehmi Gjata, nga Policia e Kosovës, tha se Policia prioritet të angazhimit e ka organizimin e aktiviteteve parandaluese.

Lexo edhe

Video

error: