Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Deri në ora 20:40, nw Maqedoninë Veriore gjithsejtë kanë votuar 922 678 qytetarë apo 50.86 për qind e votuesve.

Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.


Procesi i votimit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të parë po zhvillohet tre ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në dy ditët e kaluara votuan personat e infektuar me COVID-19 dhe ato në vetizolim, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në shtëpi pleqsh, të burgosurit dhe personat e zhvendosur në Qendrën e Personave të Zhvendosur.

Lexo edhe

Video