Mbyllen 8 lokale nën dyshimin se është kryer trafikim me njerëz

Mbyllen 8 lokale nën dyshimin se është kryer trafikim me njerëz

Tetë lokale janë mbyllur në Kosovë me dyshimin se aty është bërë trafikim me njerëz. Policia e Kosovë, konkretisht drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore njoftojnë se të premten kanë bërë kontrolle në 43 lokale.


Gjatë operacionit të lartcekur është gjetur një armë Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren  me qellim  të marrjes së masave parandaluese dhe në  identifikimin e hershëm   dhe mbrojtjen  e  viktimave  të   mundshme të trafikimit me njerëz. Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si  dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video