Mburoja e reaktorit të Çernobilit goditet nga një dron rus
Lajme
Lexohet për: 2 min.
qernobil
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Gjatë natës një sulm me dron rus ka goditur mbrojtësen e rrezatimit mbi reaktorin e dëmtuar në centralin bërthamor të Çernobilit, ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Nuk u raportua asnjë viktimë.

Sulmi goditi mbulesën e njësisë së katërt të shkatërruar të centralit, duke shkaktuar një zjarr që më pas u shua, shtoi ai.

Që nga mëngjesi i së premtes, nivelet e rrezatimit nuk kishin shënuar rritje në central, sipas Zelensky.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipet dhe automjetet e sigurisë kundër zjarrit reaguan brenda pak minutash pas shpërthimit.

IAEA, e cila monitoron sigurinë bërthamore në mbarë botën, konfirmoi se nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë Çernobilit mbeten normale dhe të qëndrueshme.

Agjencia mbetet në "gatishmëri të lartë" pas incidentit, me drejtorin e saj të përgjithshëm, Rafael Mariano Grossi, që theksoi se "nuk ka vend për vetëkënaqësi".

Zelensky postoi pamje në X që duket se tregojnë dëmtime në mburojën gjigante prej betoni dhe çeliku, e cila mbulon mbetjet e reaktorit që humbi çatinë në shpërthim, shkruan BBC News.

Kjo mburojë është projektuar për të parandaluar rrjedhje të mëtejshme të materialeve radioaktive për shekullin e ardhshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025