Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mbrojtja e Shalës kërkon që të dihen emrat e viktimave për të cilët akuzohet ai

Mbrojtja e Shalës kërkon që të dihen emrat e viktimave për të cilët akuzohet ai

Në seancën paragjyqësore për ecurinë e çështjes së  Pjetër Shalën, mbrojtja e tij ka kërkuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale që të mos të redaktohen emrat e viktimave, sidomos të atyre që kanë vdekur.

Komandant “Ujku” gjatë kësaj seance nuk ishte i pranishëm në sallë, por ai seancën e përcolli përmes platformës Zoom.

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gillissen tha se deri tani ka qenë një procedurë e njëanshme por tani ka kërkuar të jenë në procedurë ballafaquese të dyja palët.

“Një problem i madh sipas mendimit tim është nxjerrja e materialeve në mbështetje të aktakuzës në bazë të rregullës 102, sepse ne e kemi marr propozimin nga prokuroria dhe ne kërkojmë që provat në mbështetje të aktakuzës të na vihen në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur maksimumi brenda 30 ditësh pas paraqitjes paraprake të të akuzuarit. Deri tani ka qenë një procedurë e njëanshme dhe e kuptojmë por tani dëshirojmë që të kemi një procedurë ballafaquese  pra me pjesëmarrjen e të dyjave. Dëshirojmë që të marrim parashtrimet e protokolluara dhe transkriptimin e seancës  të procedurave të kryera në të shkuarën për të pasur informacion të plotë për procedurën dëshirojmë që të marrim materialet lidhur me aktakuzën pa redaktime me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me dëshmitarët. Por jemi të mendimit që emrat e viktimave sidomos ata të cilët pretendohen se kanë vdekur  është shumë e rëndësishme t’i di zotëri Shala. Prandaj, dhe dëshirojmë që me përjashtim të redaktimeve që kanë të bëjnë me dëshmitarë duam që të kemi një procedurë të pakushtëzuar me ballafaqim në mes dy palëve”, tha ai.

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gillissen deklaroi se mbrojtja ende nuk ka një afat kohor të përcaktuar se kur do të kryej hetimet e veta.

“Mbrojtja konfirmon se synon që të kryej hetimet e veta  por hë për hë nuk mund tu japim datë një informacion sa  i takon kohëzgjatjes që parashikojmë  për aktivitetet tona hetimore. Mbrojtja nuk është në gjendje  të bëjë të ditur nëse do të jap apo jo njoftimin të alibis apo arsye të tjera për përjashtim të  përgjegjësisë penale, por sigurisht do të qëndrojmë në kontakt me gjykatën dhe prokurorinë për ta dhënë  informacion në momentin kur ne mësojmë më shumë për këtë. Konfirmojmë gjithashtu se kemi ndërmend të bëjmë kategorizimin specifike për këtë çështje…Dëshirojmë që të propozojmë disa nënkategiori të tjera shtesë konteksti i elementeve penale dhe e dyta tek vendndodhjet tjerë. Mbrojtja është e gatshme që të shqyrtoj çdo model të propozuar për tabelën e konsoliduar për nxjerrjen e materialeve”, tha ai.

Ndërsa, Prokurorja e Specializuar deklaroi se në materialin mbështetës të aktakuzës janë paraqitur 4 dëshmitarë por  parashikojnë që të prezantojnë edhe 8 të tjerë.

“Na kanë mbetur shumë pak hapa hetimor  në këtë proces ne nuk parashikojmë që këto hapa t’i vonojmë më tej procesin. Ne do të prezantojmë në fakt kemi paraqitur 4 dëshmitarë me materialin që mbështesin aktakuzën dhe parashikojmë që të prezantojmë maksimumi 8 dëshmitarë të tjerë shtesë. Kjo gjithashtu është pjesë e informacioneve që ju kemi dorëzuar dje me shkrim. Kemi paraqitur një zbërthim të asaj se çfarë përmbajnë materialet mbështetëse në thelb  më së shumti këto janë deklarata të dëshmitarëve disa dokumente të tjera që përfshijnë raporte, urdhra dhe materiale të tjera. Presim që materialet të tjera të cilat do prezantohen pas nxjerrjes së materialit mbështetës së aktakuzës  do jenë në ngjashmëri me këto”, tha prokuroria.


Zyra e Prokurorisë Speciale ka bërë të ditur se po planifikojnë që nxjerrjen e materilaeve ta bëjnë deri më 30 korrik 2021.

Prokuroria: Nxjerrja e materialeve planifikojmë të bëhet deri më 30 korrik 2021

Video

“ZPS-ja planifikon ta mbyll detyrën e saj në bazë të  rregullës 102 lidhur me  nxjerrjen e materialeve  deri më 30 korrik 2021 gjithsesi 30 ditë përpara se të filloj çështja e prokurorisë në varësi të përkthimeve që jemi duke pritur .Numri i dëshmitarëve nuk duhet të jetë më shumë se 8 dhe presim që dokumentet shtesë nuk besoj të jenë më shumë se 54, duke përfshirë dhe materialet mbështetëse të aktakuzës lidhur me përkthimet, por vazhdojmë shqyrtimin e dokumenteve. Presim që materialet që futen në deklaratat e dëshmitarit të përkthehen deri  në afatin që është caktuar. Lidhur me pikën e fundit, nëse parashikojmë redaktime dhe masa mbrojtëse, ne besojmë që disa prej materialeve që lidhen me dëshmitarët dhe dokumente tjera mund të futen në llogarinë që kërkojnë masa mbrojtëse apo redaktime, apo mund të futen në kategorinë që kërkojnë masa të posaçme”, u shpreh prokuroria.

Zyra e Prokurorisë Speciale deklaroi se parashikojnë që lista të përfshijë jo më shumë se 3,000 dokumente.

Lidhur me përkthimi e materialeve në gjuhën shqipe nga ZPS-ja, kanë deklaruar se janë përfunduar disa prej dokumenteve por disa përkthime nuk janë bërë ende dhe presin të bëhen brenda afatit ligjor 30 ditor.

Mbrojtja e Pjetër Shalës dhe ZPS kanë bërë të ditur se sa i përket regjimit të redaktimit janë të pajtimit që të ndiqet regjimi i përdorur në çështjen Gucati e Haradinaj.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill  2021.

Shala i cili është i njohur në luftë si “Komandant Ujku”, para Gjykatës Speciale ka deklarua se është i pafajshëm për të gjitha akuzat që ngarkohet.

Lexo edhe

Video

error: