Mbrojtësi i Italisë zbulon një gjë “çuditëse” për Spallettin
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Italisë, Alessandro Buongiorno zbulon se Luciano Spalletti e ka befasuar sepse ai mund t'i bëjë lojtarët të “rriten” individualisht dhe kolektivisht.

Buongiorno mbajti një konferencë shtypi nga baza stërvitore e Italisë në Iserlohn të enjten, dhe atij iu bë një pyetje në lidhje me Spallettin dhe nëse trajneri e kishte befasuar atë deri më tani, raporton KosovaPress.

“Me siguri dëshira e tij për të na bërë të kuptojmë idetë e tij. Ai është shumë i përqendruar në çdo stërvitje dhe në çdo gjë që bëjmë”, u përgjigj mbrojtësi i Torinos.

“Ai është gjithashtu shumë i fokusuar në taktikat. Si të mposhtim presionin e kundërshtarëve dhe si duhet të presim. Ajo që thotë ai më ka lejuar të përmirësohem si lojtar. Kjo më befasoi sepse ai mund të na bëjë të rritemi individualisht dhe si ekip”, tha më tej Buongiorno.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024