Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot.
Përmes një statusi në Facebook, Tahiri ka thënë se me Abbot kanë biseduar reformat qeveritare, duke u përqendruar në avancimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së qeverisë.
Ky është statusi i tij i plotë:
Pata kënaqësinë që të kem një takim shumë produktiv me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot.
Me Ambasadorin diskutuam çështje që kanë të bëjnë me reformat qeveritare, duke u përqendruar në avancimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së qeverisë.
Ambasadorin Abbot e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria Britanike dhe partneritetin e saj të përkushtuar ndaj Kosovës. Njëkohësisht theksova që partneriteti ndërmjet dy vendeve tona të vazhdojë në të gjitha fushat e interesit reciprok.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.