Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
468505640_940052511637657_7012240190406543801_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team (BMATT) kanë realizuar trajnimin "Training Designer and Management Course", me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”.

Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe mbajtur trajnime të ndryshme, me interes për forcën, duke u fokusuar në: kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre, demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara, demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025