Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ku pritet që të caktojë seancë për të votuar dy rezolutat nga dy seancat e jashtëzakonshme që nuk janë votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Njëra rezolutë është  për propozim rezolutën nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, që është mbajtur më 24 dhe 26 janar dhe propozim-rezolutë nga debati parlamentar lidhur me vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, seancë kjo e mbajtur më 9 shkurt.

Po ashtu Kryesia pritet që të vendos për seancë të re ku do të diskutohen një varg projektligjesh, siç është ai për  Projekt-Kodin  Civil  dhe Projektligji për Qeverinë.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

   Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

1.     Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:


1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,

4.     Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,

5.     Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

6.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,

7.     Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,

8.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

9.     Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.