Mblidhet LDK-ja, Veliu thotë se do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm

Mblidhet LDK-ja, Veliu thotë se do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Kryesinë e partisë, pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu, nga kryeministrit Kurti.

Agim Veliu ka arritur në vendin ku do të mbahet mbledhka e kryesisë së LDK-së.

I pyetur nga gazetarët se preferon që LDK te dalë nga koalicioni sonte tha se këtë do ta bisedojnë në mbledhje dhe do të jap aty mendimin e tij.

Ai tha se nuk i bën përshtypje aspak vendimi i Kurtit për shkarkim.

“Do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë do ta vlerësojmë këtë situatë dhe do të vendosim. Mendimin do ta them aty”, tha ai


Kjo parti duket se e ka marrë shumë afër shkarkimin nga pozita e ministrit të nënkryetarit Veliu.

Gjatë ditës zyrtarë nga kjo parti kërcënuan me prishje të koalicionit nëse nuk tërhiqet ky vendim.

 

Lexo edhe

error: