Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të miratuar pikat që pritet të procedohen në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amandamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, janë disa nga pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohen në mbledhjen që do të fillojë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

I.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, 

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021: 

  8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale    të Kosovës për vitin 2020.

IV. Përgatitjet për Seancë plenare:


1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.      Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, 

5.      Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,

6.      Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

8.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara, 

9.      Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,

10.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lexo edhe

Video